Implantohet tek njeriu veshka e derrit/ Prof. Ethem Ruka shkruan, “faleminderit derrit që mund të shpëtojë jetët tona”

Kirurgët e qendres shëndetësore Langone të universitetit te New Yorkut kane implantuar nje veshke derri te nje pacient qe kish kaluar ne vdekje cerebrale (të trurit).

Kjo nderhyrje u krye me lejen e familiareve te pacientit tre dite para heqjes se aparaturave qe e mbanin ne jete.

Veshka u mor nga nje derr i inxhinieruar gjenetikisht per te mos prodhuar nje lende qe quhet glykan, lende qe ne kushte normale shkakton flakjen e organit (mospranimit te nje organi te huaj).

Veshka e huazuar nga derri u mbajt vetem tre dite dhe funksionoi ne menyre te shkelqyer si te kishte qene nje veshke njerezore.

“Ky eksperiment shpresedhenes ende nuk ka marrë autorizimin per qellime praktike, por me siguri koha per përdorimin e organeve te derrit per zevendesim organesh te njeriut eshte e afert.

Ky eksperiment befasues na ben shume falenderues per nje kafshe te tille si derri i modifikuar gjenetikisht.”:- shkruan Prof.Ethem Ruka.