Ilir Meta nuk i ndahet kreut të KED-së/ “Dvorani provokoi Presidentin që të shkelte Kushtetutën”

Gjatë konferencës së jashtëzakonshme të mbajtur nga Presidenti Ilir Meta, janë vendosur në qendër të deklaratës akuzat ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvoranit.

Lidhur me listat e emrave të kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese, Meta tha se Dvorani e kishte provokuar në mënyrë që të shkelte Kushtetutën për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në njëfarë mënyre, Meta ia ka hedhur fajin për ngërçin e krijuar në drejtësi, kryetarit të KED-së.

“Sipas dispozitave Kushtetuese Presidenti nuk emëron dy njërëzi, po vetëm anëtarin e parë, i dyti nga Kuvendi dhe i treti nga Gjykata. Presidenti pas emërimit të anëtarit të parë, nuk mund të emëronte të dytin pa u zgjedhur nga Kuvendi. Ky veprim nga Dvorani kërkonte që të krijohej një gjendje anti kushtetueshmërie. Nëse presidenti do të ndiqte logjikën e krijuar nga kryetari i KED, do të bënte një shkelje. Do përmbysej i gjithë rregulli kushtetues. Ai ka provokuar që të imponojë një rregull të ri që presidenti të shkelte hapur kushtetutën. Presidenti ka emëruar pa vonesë Besnik Muçin. Pas emërimit të gjyqtarit të parë ka qënë në pritje që Kuvendit të zgjidhte tjetrin brenda afatit”,- tha Meta.

Kujtojmë që po në këtë konferencë Presidenti tha se do të bënte kallzim penal ndaj Ardian Dvoranit për shpërdorim detyre./apel.media