Ilir Meta i kundërvihet Kreut të PD-së/ Lulzim Basha është në shërbim të kryeministrit Rama

Presidenti Ilir Meta i është kthyer kundër kreut të Partisë Demokratike Lulzim Bashës, pasi ka vepruar në shërbim të qeverisë së Ramës.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Meta tha se me atë që opozita ka bërë, i ka shërbyer më së miri qeverisë.

Sipas tij, duke djegur mandatet i kanë lënë njerëzit të papërfaqësuar dhe i ka nxjerrë kot në rrugë.

“PD dhe LSI janë më afër qeverisë se Presidenti. Me ato që kanë bërë ata i kanë shërbyer qeverisë. Duke ikur nga Kuvendi kanë lënë njerëzit e papërfaqësuar. E kanë kthyer opozitën në OJQ, i kanë nxjerrë njerëzit kot në rrugë.

Edhe presidentin e kanë ekspozuar përballë mazhorancës. Rama ka marrë parlamentin me vendimin e Lulit dhe të Monës”,- tha Meta./apel.media