Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit IKMT, ka nisur mëngjesin e të Mërkurës, prishjen e objekteve në zonën e “Astirit”, nga ku do të kalojë projekti i Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I.
IKMT ka deklaruar në orët e para të mëngjesit se prishi 15 objekte një katëshe, 11 objekte 2 katëshe, 6 objekte 3 katëshe dhe 1 objekt katër katësh. IKMT mbështetet në këtë aksion nga policia e shtetit.
Nga 33 objekte që do të prishen, 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Objektet variojnë nga një deri në katër kate. Ndërsa bëhet me dije se është prishur edhe objekti i 33.
Ky aksion u shoqërua me përplasje, ku mbetën të plagosur 7 qytetarë: Mahmut Imallari, Isuf Gjata, Artur Muja, Gentian Alla, Adelina Shehu dhe Dhurata Shehu. Ata u ngujuan gjatë gjithë natën së djeshme dhe bënë rezistencë duke u konfliktuar me forcat e policisë. /apel.media