IGJEUM: Priten përmbytje, do të rriten rreshjet

ilustrim

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë dt. 23-26 Janar 2021 priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri dhe në jug të territorit. Nga llogaritjet hidrologjike  të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumit Vjosa. Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël. Lumenjtë e tjerë do kenë rritje të prurjeve por nuk parashikohet rrezik nga përmbytjet. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO 

RESHJET  

Sot pasdite (e mërkurë, dt. 20) dhe nesër (e enjte, dt. 21) priten reshje mesatare në qarkun Shkodër, reshje të dobëta por lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në veri të vendit, sot dhe nesër reshjet priten të jenë në formë dëbore në lartësitë 300 mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt. 21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 6 / 14 °C

në vendet e ulëta: 5 / 15 °C

në vendet malore: -1 / 7 °C 

ERA

Sot pasdite (e  mërkurë, dt. 20) dhe nesër (e enjte, dt. 21) era pritet të fryjë e lehtë.