I mituri i cili u dërgua pak më parë në spitalin e Shkodrës vazhdon të jetë në koma dhe në rrezik për jetën.
Në spital sapo ka mbërritur babai i fëmijës, i cili u ka thënë mjekëve se teksa po udhëtonte, i mituri kishte hapur xhamin dhe kishte rënë nga dritarja, por që ai nuk e kishte vënë re.
Drejtuesi i “Benz-it” qëndronte pas makinës së babait të të miturit dhe ka parë aksidentin. Ai ka ndaluar e ka marrë fëmijën dhe e ka dërguar në spital./apel.media