Ide nga Victoria Beckham, dukuni elegante edhe me xhinse të grisura

Kur bie fjala për Viktoria Beckham, menjëherë kujtojmë takat. Ato nuk mungojnë asnjeherë në përditshmërinë e saj dhe mesa duket ajo është shumë komode.

Si gjithmonë kombinimet e vipave, veshjet dhe stili i tyre, janë frymëzim dhe ide të mira për të gjithë ne.

Këtë herë nga Viktoria mund të mësojmë se si të dukemi stil dhe elegante edhe me pantallona të grisura.

Ideja është që pantallonat e grisura ju mund t’i kombinoni me një këmishë dhe xhaketë jo shumë të ekzagjeruar, dhe sigurisht taka, asnjëherë s’mungojnë takat. Por gjithashtu, ju mund ti kombinoni me një bluzë të bardhë dhe patjetër taka, e kështu mund të dukeni absolutisht bukur./apel.media