Ibrahimoviç përulet para Maradonës/ Ja çfarë shkruan si epitaf për atë

Futbollisti i famshëm Ibrahimoviç, shkruan kështu për legjendën e futbollit që u nda nga jeta pak ditë më parë, Armando Diego Maradonën.

“Kur kini parasysh numrin 10 dihet se për kë mendoni. Për Maradonën. Ai është simboli i numrit 10. Njerëzit sot duan të veshin fanellën me numrin 10 prej Maradonës. Më vjen shumë keq, sepse për mua Maradona është më shumë se futboll. Ai është një legjendë, një fe për shumë njerëz. Unë isha me fat që e takova drejtpërdrejt, të flisja me të. E konsideroj atë një simbol për të gjithë futbollistët. Nuk e di nëse ai gjithmonë bëri zgjedhjet e duhura, por bëri gjithçka me zemrën e tij dhe për këtë arsye e donte e gjithë bota.

Futbolli modern sot përbëhet nga shumë lojtarë që përpiqen të jenë perfektë, kurrë mos të bëjnë gabime, por për të mësuar dhe për t’u rritur duhet të gabosh. Sigurisht, nuk përpiqesh të bësh gabime me qëllim, por askush nuk është perfekt. Për mua Maradona bëri gjithçka me zemrën e tij dhe për këtë do të jetë gjithmonë numri 1. Unë e gjykoj për atë që bëri në fushë. Ajo jashtë fushës i përket vetëm atij. Të gjithë jetojnë si të duan. Duhet ta kujtojmë për atë që bëri në fushë dhe për këtë do të kujtohet përgjithmonë”.