Ia shiti armën e krimit Granitit/ Gjykata lë në burg të dyshuarin e katërt për vrasjen e Liridonës

Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën “arrest me burg” ndaj të akuzuarit të katërt për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli. Sipas njoftimit të Gjykatës, ndaj shtetasit me iniciale T.D, rëndojnë dyshimet...
Ia shiti armën e krimit Granitit/ Gjykata lë në burg të dyshuarin e katërt për vrasjen e Liridonës
Foto: Ia shiti armën e krimit Granitit/ Gjykata lë në burg të dyshuarin e katërt për vrasjen e Liridonës

Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën “arrest me burg” ndaj të akuzuarit të katërt për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ndaj shtetasit me iniciale T.D, rëndojnë dyshimet për kryerjen e veprës penale importi, eksporti, furnizimi, transportimit, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve me të cilën dyshohet se është kryer krimi i rëndë që tronditi Kosovën dhe Shqipërinë.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit T.D për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimit, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 364 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtarja e Procedurës Paraprake vlerësoi se ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D ka kryer veprën penale, andaj nëse i njëjti gjendet në liri, mund të ndikoj në të dëmtuar dhe në dëshmitarë, si dhe ekziston edhe rreziku i përsëritjes së veprës penale, e të gjitha së bashku kanë plotësuar bazën ligjore për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në deklaratën e gjykatës.