I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet shqiptari në Gjermani

Një shqiptarë është arrestuar nga autoritetet gjermane pasi ishte i shpallur në kërkim për trafik droge. Autoritetet bëjnë me dije se shqiptari u arrestua pas një kontrolli të kryer nga oficerët e ins...
I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet shqiptari në Gjermani
Foto: I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet shqiptari në Gjermani

Një shqiptarë është arrestuar nga autoritetet gjermane pasi ishte i shpallur në kërkim për trafik droge.

Autoritetet bëjnë me dije se shqiptari u arrestua pas një kontrolli të kryer nga oficerët e inspektimit të policisë kufitare të Lindau.

Pas verifikimeve, u konstatua se ndaj tij kishte një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet italiane, si i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa në automjet u gjetën edhe disa gramë kokainë.

Shqiptari gjithashtu rezultoi të ishte në efektin e alkoolit dhe të drogës.