I shpallur në kërkim, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në

ILUSTRIM

Një shqiptar 26-vjeçar i shpallur në kërkim, është arrestuar në Riete të Italisë.

26 vjeçari ishte i dënuar me 4 vjet heqje lirie për kultivim kanabisi.

Sipas raportimeve për mediat, shqiptari është ndaluar nga një kontroll rutinë i policisë italiane ku pas kontrolleve ka rezultuar së është i shpallur në kërkim nga autoritet shqiptare.

Drejtësia italiane ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt vendit tonë.