I shoqi e vrau me bukë në gojë, Erion Braçe apelon/ Për Sabrinën e gjorë që e vranë me bukë në gojë dhe vajzën e saj vetëm 3 vjeç

Për Sabrinën e gjorë që e vranë me bukë në gojë dhe vajzën e saj vetëm 3 vjeç

Nga Erion Braçe

Edhe sa te tjera?

Sabrina ishte një grua vetëm 23 vjeç, e martuar dhe me një vajzë vetëm 3 vjeç!

E vrau nje kafshe burre, ish burre ligjerisht, dje, ne shtepine e saj, prinderve te saj, duke ngrënë bukë.

Me bukë në gojë!

Por jo vetem ai!

E vrau edhe drejtësia që kemi akoma.

A ka mundesi te di une, meqe jam edhe ca dite medemek zevendes udheheqes, se si ka mundesi qe nje si ky burri vrases, i arrestuar nje vit me pare per pengmarrje ne te njejten shtepi e te se njejtes grua, ne nje operacion te komplikuar dhe nga RENEA, është lënë i lirë dhe jo në burg dhe vret gruan qe nje vit me pare e mori peng??!!

A ka ndonje prokuror e gjyqtar qe ma shpjegon kete?

Më në fund dikush duhet të mbajë përgjegjësi, veç burrit vrasës që falë policisë tani është në burg.

Por Sabrinen e gjore, e vrau dhe kultura mizerabel e dhunes ndaj grua, vajzes;

Nje kulture e ndyre e shtrire vertikalisht, nga lart poshte, e tille perfundon tek ky takem burrash qe urrejne grate!

E mos me thoni “jo”!

A e pate dje se si nje burre urdheroi mllef e urrejtje dje ndaj nje flete votimi per nje grua dhe nje tufe burrash u eksituan ne te njejtin akt dhune??!!

Kjo pra eshte, keshtu ndodh e forca e ketij shembulli kthehet ne dhune deri atje poshte!

U irrituan shume ca plehra politike-disa e shprehen e disa e mbajten perbrenda per te mos e harruar, nje status timin rreth nje seriali te degraduar ne dhune nen moton: Gratë vdesin si burrat, por burrat jo, ringjallen!

Merruni prape sot!