Një 21-vjeçar nga qyteti i Poliçanit është plagosur rëndë, gjatë montimit të një pushke me saçme, të cilën e kishte improvizuar vetë.
Aleksandër Shatro, ka qenë duke montuar armën, kur saçmja e ka plasur në duar e fytyrë, duke e plagosur rëndë.
Ai është transportuar fillimisht në Spitalin e Beratit, por për shkak të dëmtimeve të shumta që ka marrë në fytyrë e trup, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Sipas burimeve pranë Repartit të Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Beratit konfirmohet se i plagosuri kishte pësuar djegie të shumta dhe dëmtime të rënda në fytyrë dhe kraharor dhe pas dhënies së ndihmës së parë mjekësore, në Berat është transportuar drejt Tiranës.
Policisa e Beratit konfirmon se ngjarja ka qenë aksidentale. Sipas saj, 21-vjeçari e kishte ndërtuar në mënyrë artizanale vetë armën dhe gjatë montimit të saj edhe është plagosur./apel.media