Lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit kanë ulur rezistencën e objekteve të tjera të banimit në Durrës. Duke bërë që ato tashmë të rrezikojnë edhe shembjen. Ndërsa mësohet se tashmë rrezikon të shembet edhe objekti pranë banesës së prishur të familjes Lala në zonën e Kënetës në Durrës.
Mësohet se lëkundjet e tërmetit të sotëm kanë sjellë dëmtime tek shtëpia 3 katëshe e cila është pranë banesës së familjes Lala.
Godina mësohet se ka çarje të cilat janë thelluar pas lëkundjeve të fundit, si dhe është anuar më shumë pas tyre.