I pari Kryeministër shqiptar, Ismail Qemali, që tronditi themelet e Konferencës së Paqes në Paris

Jeta e Ismail Qemalit u mbyll me një mister të madh. Askush deri me sot nuk ka arritur të shpjegojë në mënyrë të detajuar për vdekjen e kryeministrit të parë të Shqipërisë. Në janar të vitit 1919, në ...
I pari Kryeministër shqiptar, Ismail Qemali, që tronditi themelet e Konferencës së Paqes në Paris
Foto: I pari Kryeministër shqiptar, Ismail Qemali, që tronditi themelet e Konferencës së Paqes në Paris

Jeta e Ismail Qemalit u mbyll me një mister të madh. Askush deri me sot nuk ka arritur të shpjegojë në mënyrë të detajuar për vdekjen e kryeministrit të parë të Shqipërisë. Në janar të vitit 1919, në Paris do të zhvillonte punimet Konferenca e Paqes, e cila do të diskutonte edhe për fatet e vendit tonë. Për këtë arsye Ismail Qemali ishte shumë i shqetësuar për fatet e vendit. Gjithë sakrificat që ai kishte bërë për vendin e tij donte që të kurorëzoheshin me sukses. Ai hartoi strategji që të kishte mundësi të influenconte në vendimet e konferencës. Për të arritur këtë qëllim, ai zgjodhi partnerin kryesor diplomatik, Italinë, e cila duhej të mundësonte që me delegacionin shqiptar, në konferencë të shkonin së paku edhe tre apo gjashtë delegatë më shumë. Këta delegatë do të ishin nga trojet shqiptare, të cilët do të bashkoheshin me ata që vinin nga Amerika. Për një marrëveshje me qeverinë italiane u pa e nevojshme të shkojë në Romë. Prej andej Ismail Qemali kërkoi të bënte një marrëveshje me gjithë shqiptarët për të vendosur një aksion kombëtar në një moment kaq kritik e të rrezikshëm, që të mund të përpilohej programi përfundimtar. Për synimet që i kishte vënë vetes, diplomati shqiptar filloi menjëherë për të zbatuar në mënyrë konkrete të gjithë programin e paramenduar. Detyra e parë dhe më emergjente ishte takimi i menjëhershëm i tij me diplomacinë e Romës.

19 janar 1919. Kryeministri italian, Orlando, për pak ditë do të nisej drejt Parisit për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes. Ismail Qemali u nis drejt Italisë ku do takohej me autoritet italiane. Sa zbriti në Peruxhia të Italisë, Ismail Qemali njoftohet se autoritetet italiane që e kishin ftuar ishin nisur për në Paris, duke mos e pritur atë sipas njoftimit që i kishin bërë. Ata kishin lënë njoftim që Ismail Qemali të priste deri sa ata të ktheheshin nga Konferenca e madhe e Paqes. Në këtë moment, ai kuptoi se flitej për një izolim të qëllimshëm që i qe bërë.

Kjo mësohet nga rrëfimet e djemve të tij. Sapo mësoi lajmin për pabesinë, menjëherë i erdhi një goditje apoplektike, gjë që për moshën e tij ishte shumë e rëndë. Kanë qenë pikërisht ato momente që provokuan klithmën e tij të egërsuar dhe të papërmbajtur “Më hëngrën në besë”! Situata në të cilën ishte vendosur Ismail Qemali bëri që ai jo vetëm të mos realizonte planin që t’i shtonte delegacionit shqiptar edhe tre apo gjashtë delegatë, por në Paris do të hidhej për diskutim edhe çështja e Shqipërisë dhe ai s’do të merrte pjesë as vetë.

Ky fakt për të do të thoshte vdekje e parapërgatitur. Gjithsesi, në kushtet që i ishin krijuar, ai u detyrua të vendosej në hotelin që i kishin rezervuar. Në një nga ato ditë, kur gjithë qenien e tij e kishte pushtuar tensioni dhe ankthi, më 24 janar, pikërisht 3 ditë para datës 27, kur ai mbushte plot 75 vjeç, në Paris vazhdonte me intensitet punimet Konferenca e madhe Ndërkombëtare me pjesëmarrjen e shumë shteteve, kur shtetet e mëdha vendosnin fatet e shteteve të vogla, Isamil Qemalit iu provokua një konferencë shtypi. Ajo iu servir si dëshirë e gazetarëve për të dëgjuar prononcimet e tij. Ajo konferencë, pavarësisht se nuk ishte kërkuar nga vetë ai, dukej se ishte edhe në dëshirën e tij, sepse ishte momenti që më shumë se kurrë ai donte të denonconte mashtruesit dhe izoluesit e tij.