Në rrugën “Thanas Tashko”, rreth orës 15:05 ka rënë nga lartësia e një pallati në kushte të rënduara psikologjike një shtetas ende i paidentifikuar. Sipas informacioneve, ai është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Grupi hetimor është në vendngjarje ku dhe po vijon punën për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave të ngjarjes./apel.media