I largoi vettingu- 4 Gjyqtarë kërkojnë 2 paga dhe 50% të rrogës sipas viteve të punës

Xhezair Zaganjori ish kryetari i Gjykatës së Larte dhe tre ish gjyqtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë kanë vendosur të bëjnë disa kërkesa, pavarësisht faktit që janë larguar nga vettingu.

Zaganjori, pas largimit nga detyra për shkak të vettingut, i është drejtuar këshillit të lartë gjyqësor. Ky i fundit ka kërkuar edhe respektimin e një ligji që vazhdon të jetë në fuqi prej 23 vitesh dhe që sipas tij ka efekt sa i takon pagës kalimtare.

Duke u bazuar në ligjin numër 8097 të datës 21 mars 1996 , ish kryegjyqtari i lartë kërkon që t’i paguhen dy paga me argumentin se ligji në fjalë e garanton pagesën kalimtare në bazë të detyrës që ka ushtruar.

Të njëjtën gjë kërkojnë edhe ish gjyqtari i lartë Tom Ndreca, i shkarkuar nga vettingu dhe Mirela Fana, e cila dha dorëheqjen nga gjykata supreme kur ligji i vettingut hyri në fuqi. Mësohet se dhe një tjetër gjyqtar ka paraqitur një kërkesë të ngjashme, por emri i tij ende nuk dihet./apel.media