I iku gruaja nga shtëpia, dhëndri i ve flakën lokalit të vjehrrit

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Kosovë, mbrëmjen e kaluar. Një i ri i ka vënë flakët lokalit të vjehrrit të tij, pasi i ishte larguar bashkëshortja nga shtëpia. Policia në Kosovë bën me dije se i d...
I iku gruaja nga shtëpia, dhëndri i ve flakën lokalit të vjehrrit
Foto: I iku gruaja nga shtëpia, dhëndri i ve flakën lokalit të vjehrrit

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Kosovë, mbrëmjen e kaluar. Një i ri i ka vënë flakët lokalit të vjehrrit të tij, pasi i ishte larguar bashkëshortja nga shtëpia.

Policia në Kosovë bën me dije se i dyshuari është arrestuar mëngjesin e sotëm pas gjetjes së provave materiale nga policia. Atij i janë gjetur shkrepëse për ndezjen e zjarrit, një uniformë ushtarake, një radiolidhje dhe 22 aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Ndërkohë që Prokuroria vendosi që i dyshuari të mbahet në paraburgim për dy ditë.

Njoftimi i plotë:

 Policia e Kosovës me datë 09.12.2023, rreth orës 23:00, është njoftuar se në afërsi të Kuvendit Komunal në Zubin Potok një lokal ka marr flakë dhe është duke u djegur. Menjëherë njësia policor i është përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes që ndodhej në rrugën “Kolasinski Knjezeva”.

Zjarri fillimisht është lokalizuar nga zyrtarët policor që gjendeshin në sigurim të objektit komunal në Zubin Potok së bashku me pronarin e lokalit, përderisa në vend të ngjarjes gjithashtu ka dal edhe njësia e Zjarrfikësve. Përveç dëmeve materiale fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar.

Sipas informacioneve fillestare, hetimeve preliminare policore dhe dëshmive të gjetura nga policia në vendin e ngjarjes dyshohej se zjarri është shkaktuar qëllimshëm.

Pas veprimeve të shpejta hetimore dhe burimeve operative në ora 00:50, Policia e Kosovës ka arrit ta identifikoj dhe ta arrestoj personin e dyshuar të përfshirë në këtë rast në rrugën “Kolasinskih Knjezeva” në Zubin Potok, në përpjekje për tu larguar/ikur  nga vendi i ngjarjes, ku i njëjti gjithashtu kishte tentuar qe t’ia vë flaken edhe shtëpisë private të pronarit të njëjtë.

Të dyshuarit tani më të arrestuar në posedim i janë gjetur dhe konfiskuar mjetet për vënie të zjarrit:

-Një (1) Shishe plastike e mbushur me benzinë e modifikuar si koktej molotovi dhe

– Dy (2) Shkrepëse për ndezje të zjarrit.

Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar:

– Një (1) Radiolidhje,

– Një (1) Uniformë ushtarake,

– Dy (2) Pllaka të antiplumbit

– Një (1) palë trenerka me njolla gjaku, si dhe

– Njëzet e dy (22) aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Sipas informatave dyshohet se i dyshuari këto veprime i ka marr ndaj pronave të familjes së gruas së tij, si pasoj e një mosmarrëveshje paraprake me gruan, pasi që kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar që të jetoj në familjen e vet.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe njësia e hetimeve rajonale të cilët kanë kontaktuar me prokurorin kujdestar dhe me udhëzim të tij ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48-orë për procedura të mëtejme ligjore.