I dha zero pikë: Ardit Çuni i thotë 2 fjalë Eneda Tarifës

Hatërmbetjet janë të pashmangshme, tek Kënga Magjike, ndonëse me ndryshimin e formulës së votimit pritej që këto të fundit të zbeheshin disi. Ardit Çuni, i cili kishte një prej këngëve më të dëgjuara ...

Hatërmbetjet janë të pashmangshme, tek Kënga Magjike, ndonëse me ndryshimin e formulës së votimit pritej që këto të fundit të zbeheshin disi.

Ardit Çuni, i cili kishte një prej këngëve më të dëgjuara të këtij edicioni, thumboi madje edhe  etiketoi publikisht , Eneda Tarifën, fituesen e konkursit.

Më 20 nëntor, para filmimit të  votimeve të   artistëve, Arditi dhe Eneda bënë një video bashkë, ku ajo i komplimenton këngën. Sidoqoftë,  ajo  nuk i dha asnjë pikë Çunit,  teksa ky i fundit i dha 24.

“Kur miqtë e tu të dashur të lajnë e të lyejnë dhe në fund të japin 0 pikë në ‘Këngë Magjike’ Ah, mikja ime, sa keq më vjen për ty dhe prë fletën tënde të votimit, kushdo ta ketë plotësuar,” shkruan Çuni./ old.apel.media