I dënuar për vjedhje, ndërron jetë i burgosuri në Shënkoll të Lezhës

Një i burgosur ka ndërruar jetë ditën e sotme në burgun e Shënkollit në Lezhë. Bëhet me dije se viktima është shtetasi 49-vjeçar Gëzim Qepa lindur në Berat. Ai është arrestuar në vitin 2021 nën akuzën...
I dënuar për vjedhje, ndërron jetë i burgosuri në Shënkoll të Lezhës
Foto: I dënuar për vjedhje, ndërron jetë i burgosuri në Shënkoll të Lezhës

Një i burgosur ka ndërruar jetë ditën e sotme në burgun e Shënkollit në Lezhë.

Bëhet me dije se viktima është shtetasi 49-vjeçar Gëzim Qepa lindur në Berat.

Ai është arrestuar në vitin 2021 nën akuzën “Vjedhje me dhunë”.

Njoftimi:
IEVP Shënkoll, Lezhë, ndërron jetë shtetasi me masë mjekësore “Mjekim i detyruar” Gëzim Qepa i datëlindjes 25.04.1973, lindur dhe banues në Berat.

Ka mbërritur në IEVP Shënkoll në 27.11.2021 me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.