I dënuar për dhunë në familje, arrestohet në Kapshticë 43-vjeçari

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte i dënuar me 2 muaj burg.
I dënuar për dhunë në familje, arrestohet në Kapshticë 43-vjeçari

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte i dënuar me 2 muaj burg.

Sipas policisë bëhet fjalë për shtetsin me inicialet Sh. S., 43 vjeç, i cili ishte i dënuar me burg për dhunë në familje.
 

"Shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin në kërkim Sh. S., 43 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar më 2 muaj burgim, për veprën penale
 
“Dhuna në familje”.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryhen nga Komisariati i Policisë Durrës." njofton policia.