“I bërë tapë”, përplas makinën e 32-vjeçares dhe më pas e kërcënon

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Vihet në pranga dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Kanosja”, shtetasin D. XH., 51 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasja A. G., 34 vjeçe, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, dhe pas përplasjes së mjeteve e ka kanosur me fjalë 34-vjeçaren.

35-vjeçari do t’i dorëzohet shërbimeve të DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.