I bën dedikimin më të ëmbël në shqip! I dashuri i Rita Orës nuk heziton ta shfaqë hapur dashurinë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore botërore, Rita Ora, është në lidhje me regjizorin e famshëm, Taika Waititi.

Ky i fundit gjithmonë është treguar shumë i dashuruar me të  dashurën e tij.

Kësaj here ai poston një vdeo nga koncerti i saj në Paris, vendos flamurin shqiptar dhe e quan “Zog”.

Rita dhe regjizori me prejardhje nga Zelanda e Re filluan të takoheshin në fillim të këtij viti, kur Rita ndodhej në Australi për formatin “The Voice” atje.

Kujtojmë se në Met Gala çifti u shfaqën bashkë dhe morën shumë vëmendje.
Rita dukej e mahnitshme në një veshje të markës “Prada” me stoli plotësuese diamanti, por është unaza në gishtin e saj të fejesës, që tërhoqi gjithë vëmendjen e paparacëve dhe mediave që nisën menjëherë aludimet se gjërat mund të jenë bërë shumë serioze në marrëdhënien e dyshes. Megjithatë çifti nuk ka konfirmuar ende asgjë.

Së fundmi, artistja ka dhënë një intervistë për “Australian Vogue”, ku është pyetur edhe për marrëdhënien me regjisorin.

 “Unë po shijoj momente të mrekullueshme në jetën time, kjo është gjithçka që do të them për këtë”, ka thënë ajo duke mos dhënë detaje të tjera.

Kujtojmë se dalja e tyre e parë publike si çift ishte teksa parakaluan në tapetin e kuq gjatë premierës së “The Suicide Squad”, në Los Angeles.