Hysaj: Nëse luan mirë, herët a vonë do shënosh

“Kemi treguar një rritje të madhe në lojë. Ishte e drejtë që ne të fitonim sonte, me lojën që zhvilluam. Tani le të shikojmë përpara. Kishim 3 raste të pastra për të shënuar. Nëse ke fat, do të shënosh. Një gjë e tillë ndodhi edhe sonte. Nëse luan mirë, herët a vonë do shënosh.
Polonia? Ndeshje e bukur. Të gjithë duan ta luajnë. Duhet të jemi të koncentruar dhe jo euforikë. Më vjen keq për Gjimshitin, pasi do na jepte një dorë të madhe”, – u shpreh Elseid Hysaj pas ndeshjes në Budapest.