Hysaj: Hera e dytë në Europian, do të kërkojmë më tepër

Kombëtarja shqiptare mbylli me sukses fazën përgatitore në Austri dhe tani kuqezinjtë janë vendosur në Kaiserau në Kamen ku do të qëndrojnë dhe përgatiten në kuadër të finaleve të Evropianit “Gjermani 2024”, më konkretisht për sfidat ndaj Italisë, më 15 qershor, Kroacisë, më 19 qershor dhe Spanjës, më 24 qershor.

Nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau anësori i mbrojtjes së Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, zhvilloi këtë të martë një konferencë për shtyp, nga ku foli fillimisht për formën e mirë, që po kalon Kombëtarja, si dhe për sfidat e grupit B, në Evropianin e Gjermanisë.

“Kemi punuar me të vërtetë shumë fizikisht dhe nuk kemi qenë në 100% tonë, mirëpo duhej diçka e tillë, para se të fitonim forcë në këmbë, para sfidës me Italinë, megjithatë treguam që jemi në formë të mirë dhe jemi gati për ndeshjet e radhës. Po stërvitemi të jemi sa më kompakt në fushë, për të mos i lënë hapësira kundërshtarit në fushë.

Kemi përpara tre ndeshje shumë të bukura, në një Kampionat Evropian, siç është edhe ky i Gjermanisë dhe i kam thënë çunave ta shijojnë sa më shumë këtë kompeticion. Duhet të kemi besim te vetja ashtu siç bëmë gjatë kualifikueseve.

Italia duket nga jashtë si një skuadër që është në vështirësi dhe i mungon, por nuk është ashtu siç duket dhe këtë gjë e pamë edhe në Evropianin e kaluar, ku fitoi gjithçka. Nuk duhet të harrojmë se Italia ka emra të mëdhenj në Kombëtare dhe falë eksperiencës që kam në Itali ja di kualitetin. 
Në 2016-ën ishim një tjetër skuadër, nuk mund t’i krahasosh. Tani është hera e dytë për mua Berishën e Abrashin dhe e dimë që mund të bëjmë më tepër se në edicionin e shkuar. Nëse humbim me Italinë është një problem. Mund të kalojmë grupin dhe duhet ta provojmë me patjetër për ta bërë diçka të tillë”, u shpreh Hysaj.