Hungaria marrëveshje me Rusinë/ Orban: Do të kemi mjaftueshëm gaz

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban do të nënshkruajë një marrëveshje të re me Rusinë në muajt e ardhshëm, e cila do të furnizojë vendin me gati një miliardë metra kub gaz. Lajmin e bëri të ditur g...
Hungaria marrëveshje me Rusinë/ Orban: Do të kemi mjaftueshëm gaz
Foto: Hungaria marrëveshje me Rusinë/ Orban: Do të kemi mjaftueshëm gaz

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban do të nënshkruajë një marrëveshje të re me Rusinë në muajt e ardhshëm, e cila do të furnizojë vendin me gati një miliardë metra kub gaz.

Lajmin e bëri të ditur gjatë një interviste për radion vendase ditën e premte.

Viktor Orban tha se priste një marrëveshje me Moskën këtë verë për t’i siguruar Hungarisë 700 milionë metra kub gaz shtesë.

“Ne jemi duke negociuar me rusët… kjo marrëveshje mund të nënshkruhet gjatë verës dhe atëherë do të jemi të sigurt. Hungaria do të ketë mjaft gaz”, u shpreh ai.

Kjo marrëveshje e re vjen në krye të një marrëveshjeje 15-vjeçare të nënshkruar nga Budapesti me gjigantin energjetik shtetëror të Rusisë Gazprom vitin e kaluar për të furnizuar vendin me gaz.

Njoftimi vjen pasi ministri i jashtëm hungarez Péter Szijjártó vizitoi Moskën javën e kaluar për të diskutuar potencialin për një marrëveshje me homologun e tij rus Sergej Lavrov.