Humbje e madhe për artin shqiptar/ Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i violinçelit Gjovalin Lazri

Arti shqiptar ka pësuar një humbje të madhe, pasi në moshën 84-vjeçare, ka ndërruar jetë mjeshtri i madh i violinçelit, Gjovalin Lazri.

Vetëm një muaj më parë, Lazri u vlerësua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Gjovalin Tish Lazri lindi në Shkodër më 13 tetor 1936.

Në vitin 1950 -1958 ndjek Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë me Profesor Boris Skabllov, Matej Guralumi dhe Ymer Skendëri.

Në vitin 1959 fillon studimet e larta në Akademinë e Muzikës dhe Arteve ne Pragë.

Më pas ka punuar si mësues violonçeli dhe zv/Drejtor Artistik i Shkollës se Mesme Artistike “Jordan Misja”, në Tiranë. Ndër vite ka botuar artikuj, metoda, dhe studime profesionale ne fushën e artit dhe te kulturës.

Tituj të marituar nga Gjovalin Lazri:

1972 — Medalja “Naim Frashëri”

1977 — Medalja “Naim Frashëri” (Dekret 4932)

1984 — Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit III (Dekret 6913)

2020 — “Mjeshtër i Madh” – Akorduar nga President i Republikës