Humbi zgjedhjet, Berisha fajëson pajisjet elektronike: Është ndërhyrë në algoritmin e makinerive

Pas humbjes më 14 maj, Sali Berisha e gjen fajin edhe te pajisjet e votimit elektronik që u krye në tre bashki, Kamëz, Vorë e Elbasan. Sipas tij, ka dyshime që është ndërhyrë në algoritmin e makineriv...
Humbi zgjedhjet, Berisha fajëson pajisjet elektronike: Është ndërhyrë në algoritmin e makinerive
Foto: Humbi zgjedhjet, Berisha fajëson pajisjet elektronike: Është ndërhyrë në algoritmin e makinerive

Pas humbjes më 14 maj, Sali Berisha e gjen fajin edhe te pajisjet e votimit elektronik që u krye në tre bashki, Kamëz, Vorë e Elbasan. Sipas tij, ka dyshime që është ndërhyrë në algoritmin e makinerive për të ndryshuar rezultatin.

“Po marr zonat e votimit elektronik. Të ngrihesh kundër makinerisë elektronike është një gjë jo kaq e lehtë. Është opozita ajo që duhet të jetë e interesuar për votim elektronik.

Janë përdorur si militant të PS operatorët që rrinin për të ndihmuar e asistuar zgjedhësit në këtë votim. Ata funksionuan si pjesë e aparatit të PS. Ka qendër në të cilën një operator në kundërshtimme të gjitha ligjet ka shoqëruar dhjetëra herë ata që votonin. Ka qendra të tjera në të cilat është përdorur shoqërimi si rrugë kryesore për të diktuar votimin dhe jo pak. këto janë të dokumentuara por ka dyshime që është ndërhyrë në algoritmin e makinerive. Ekspertët kanë thënë se këto akineri nuk janë të sigurta dhe kanë treguar se si mund të bëhen të sigurta”, tha Berisha.