Humbi të bijën dhe mbesën/ Ajet Meçja shpërthen në lot pasi identifikon trupin e pajetë të bashkëshortes

Tërmeti i fuqishëm ka qenë tragjedi e madhe për familjes Meçja. Historia ndarjes nga jeta e Diena Meçjës me vajzën e saj ka përlotur të gjithë publikun.

Ndërkohë që nën rrënoja nuk ishte gjetur akoma nëna e Dienës, e cila kishte mbetur nën pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq.

Bashkëshorti i saj, Ajet Meçja pasi ka identifikuar bashkëshorten e pajetë ka shpërthyer në lot.

Tashmë ai duhet të përballojë humbjet e tre personave më të rëndësishëm në jetën e tij, bashkëshortes, vajzës dhe të mbesës së tij./apel.media