Humbi jetën pasi ra nga ballkoni i hotelit, nisin hetimet për përgjegjësin e mirëmbajtjes dhe administratorin e hotelit

Policia bën me dije se ka referuar materialet për përgjegjësin e mirëmbajtjes R. H, 38 vjeç dhe administratorin e hotelit R. S., 49 vjeç, për veprën penale “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Dyshohet se i ndjeri ishte mbështetur në kangjellat e ballkonit të dhomës së tij, ku për shkak të amortizimit, ato janë shkëputur nga muri dhe për pasojë 28-vjeçari Ajdin Mustafi ka rënë nga lartësia.

NJOFTIMI

Në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku aksidentalisht ra nga lartësia e hotelit ku qëndronte dhe për pasojë ndërroi jetë shtetasi A.M, 28 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, referuan materialet për shtetasin R. H,, 38 vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe shtetasin R. S., 49 vjeç, me detyrë administrator i hotelit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.