Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur pasditen e sotme në lidhje me gjendjen shëndetësore e Ramë Lalës. Kujtojmë se Ramë Lala, është i vetmi person i mbetur gjallë nga familja Lala, e cila mbeti nën rrënoja.
Manastirliu tha se fatmirësisht 17-vjeçari Ramë Lala ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. I riu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe do t’i duhet kohë për t’u rikuperuar. Megjithatë Ministrja e Shëndetësisë, u shpreh se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
“Ramë Lala është shumë mirë, ka superuar çdo lloj rreziku. Kam marrë informacion të përditshëm, gjendja e tij është e stabilizuar. Ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale dhe duhet kohë për t’u rikuperuar. Gjendja e djalit është nën monitorim. Nuk kemi pasur rast tjetër të komplikuar për ta çuar jashtë”, tha Manastirliu./apel.media