Humb kontrollin e motorit nga arresti kardiak, vdes 71 vjeçari

foto ilustruese

Një 71-vjeçar i cili lëvizte me motor ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Shkodër – Koplik.

Paraprakisht dyshohet që drejtuesi i motomjetit, shtetasi Sh.S, 71 vjeç  të ketë pësuar arrest kardiak dhe për rrjedhojë ka humbur jetën pasi nga dalja nga rruga nuk ka pësuar dëmtime.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit