Humb jetën motorristi 42 vjeçar: Nuk kishte vendosur kaskë në kokë

Një 42 vjeçar ka gjetur vdekjen mesditën e sotme pasi është aksidentuar me motor në rrugën rurale Kolonjë-Fier. Drejtuesi i mjetit ishte banor në Kolonjë, teksa po kthehej për në banesë ka rënë në një kthesë.

Rrëzimi ka qenë fatal për të pasi edhe pse është transportuar me urgjencë për në spitalin e Lushnjës është ndarë nga jeta rrugës.

Sipas policisë mungesa e kaskës në kokë ka qenë fatale ndërkohë që shkak i daljes nga rruga në kthesë ka qenë shpejtësia./apel.media