Humb jetën i riu nga Shqipëria, ra nga 40m lartësi

Humbet jetën i riu nga Shqipëria pasi ra nga një lartësi prej 40 metra në kompaninë “Sharrcem” në Kosovë..

Burimet thonë se 35-vjeçari po punonte brenda fabrikës “Sharrcem” në qytezën e Hanit të Elezit. Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Ditore Agim Gashi zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt ka thënë për Kohën:

“Rreth orës 11:00 të së hënës, ka ndërruar jetë një 35 vjeçar nga Shqipëria i cili po punonte në “Sharrcem” në Hanin e Elezit. Ai ka rënë nga një lartësi prej 40 metrash ndërkohë është nxjerrë nga sillosi trupi i tij i pajetë. Policia e Kosovës jemi duke e hetuar rastin për këtë vdekje”./apel.media