Një person i gjendur nën rrënoja nga ora kur ndodhi tërmeti, mësohet se ka gjetur vdekjen pak minuta më parë.
Bëhet fjalë për një të ri nga Thumana, i cili kishte mbetur i bllokuar tek pjesa e këmbëve pasi kishte sipër tyre një bllok betoni.
Mësohet se i riu që ka humbur jetën ka qenë duke komunikuar në vazhdimësi, por për fat të keq nuk u arrit dot shpëtimi i tij.