Futbollisti brazilian ka bërë një deklaratë me të cilën i ka lënë pa fjalë të gjithë. Ai ka njoftuar zyrtarisht se e ka mbyllur kapitullin e tij me Iran Angelo de Souza, me të cilën ka patur një lidhje për 12 vite dhe me të cilën ka 3 fëmijë.
Gjithashtu ai ka treguar në mënyrë të befasishme emrin që e ka zëvendësuar ish-femrës që ndodhej në zemrën e Hulk, ajo është pikërisht mbesa e Iran, Camila.
Hulk dhe vajza e re kanë nisur të frekuentohen që në muajin Tetor, por vetëm tani kanë vendosur të dalin hapur në sy të publikut duke i lënë të gjithë gojëhapur. /apel.media