Edhe pse Shtetet e Bashkuara, vendosën Huawein në listën e zezë të eksporteve, të kompanive Amerikane, duke cituar se rrezikon sigurinë kombëtare madje ndaluan furnizuesit Amerikanë, t’i shesin teknologjinë prodhuesit më të madh në botë të pajisjeve të telekomunikacionit, sërisht kompania rregjistroi fitime gati 30%. Kompania Huaweit shpërbleu disa punonjës të cilët e kanë ndihmuan atë të rrisë të ardhurat pavarësisht sanksioneve Amerikane.
Deri më sot, Huawei ka arritur me sukses të rrisë të ardhurat duke siguruar kontrata për implementimin e gjeneratës së pestë të rrjeteve celulare.
Huaëei reduktoi pritshmëritë e të ardhurave muajt e parë të vitit, ndërsa CEO i kompanisë Ren Zhengfei, tha se Huawei ishte goditur më rëndë sesa ishte parashikuar nga sanksionet Amerikane.
Firma ka mohuar akuzat se produktet e saj përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare të vendeve ku teknologjia e Huaëei është instaluar./apel.media