Huawei me ekran që paloset, më në fund në shitje

Telefoni me ekran që paloset i Huawei, Mate X, ka dalë në shitje në Kinë.  Ai kushton 2,600 dollarë përmes dyqanit online të Huawei . shitjet e tij kanë shënuar rekord në vetëm pak minuta.

Ata që nuk arritën të blinin Mate X, më 22 Nëntor do të fillojnë shitjet e dyta të telefonit. Modeli 5G i Mate X ka një ekran 20.3cm diagonalisht kur është i hapur.

Huawei tha se telefoni po shitet në njësi të limituara por nuk dha një shifër të saktë sesa ka shitur. Samsung, Xiaomi dhe Motorola gjithashtu kanë prezantuar telefonët e tyre me ekrane që palosen.

Prodhues të tjerë si Apple dhe Google janë duke eksperimentuar. Telefoni i Xiaomi duhet të dilte në shitje në Qershor po debutimi u shty pas sanksioneve Amerikane.

Telefoni aktualisht shitet vetëm në Kinë dhe Huawei nuk ka thënë nëse do të ofrohet edhe për vende të tjera të botës./apel.media