Hoxhallari, Sasrraku dhe Batha “shqetësojnë” Tiranën

Tirana dhe trajneri Emanuel Egbo ende nuk janë të plotë, e madje skuadra është duke luajtur miqësore, por janë tre lojtarë që e shqetësojnë. Erjon Hoxhallari dhe Idriz Batha, dy titullarë të llogaritur si shtylla të skuadrës dhe që kanë luajtur rol të rëndësishëm në fitimin e titullit kampion.

Por, ajo që të bën përshtypje është fakti se Derrik Sasraku, i cili ka ardhur me shumë bujë, për t’u bërë edhe sulmuesi “pykë” i skuadrës së Tiranës, në pesë ditë në kryeqytet nuk ka luajtur asnjë minutë, e madje as nuk është stërvitur me skuadrën, e jo më të luante në miqësoret e fundit.

Tashmë mbtete për t’u parë edhe këto 2-3 ditë, nese do të rikuperohen ose jo për të qenë gati për ndeshjen e Kupave të Europës, dhe duket se Emanuel Egbo është duke i dhënë minuta lojtarëve të rinj ganezë, për t’i pasur pse jo në skuadër, duke qenë se janë dhe në listën e Kupave të Europës…