Nga tërmeti i datës 26 Nëntor, janë dëmtuar një numër mjaft i konsiderueshëm i godinave, ndërsa në rrënojat e disa prej tyre kishte dhe persona të cilët humbën jetën. Një prej këtyre godinave ka qenë dhe ajo e hotel, “Miramare” në Durrës.
Nisur nga hetimi që ka filluar Prokuroria, kjo e fundit ka dalë në konkluzionin se ky hotel është legalizuar me dokumente të falsifikuara.
Ndërsa bëhet me dije se personi që pretendohet se ka hartuar aktin e ekspertimit për këtë hotel, ka vdekur pikërisht 5 vite para firmosje së dokumentit.
“Akti teknik për legalizimin e “Miramare” ishte tërësisht i falsfikuar. Personi që pretendohet se ka hartuar aktin te “Miramare” ka ndërruar jetë mbi 5 vite para legalizimit. Ndërtuesi i Mira Mare nuk ka kryer asnjë lloj studimi gjeologjiko-sizmiolohjik dhe as projekt konstruksioni”, deklaron Prokuroria./apel.media