Homologët i vijnë në ndihmë Ramës- Nisen forca speciale për në Shqipëri

Përmes një postimi në rrjetet sociale,deputeti Taulant Balla, ka thënë se pritet që qeveria Rumune të dërgojë një ekip prej 52 oficerësh specialë.

“Solidariteti me Shqipërinë vijon. Qeveria e Rumanisë nis pas pak minutash një avion me 52 efektivë specialë për situata emergjencash civile dhe furnizime për përballimin e kësaj situate shumë të vështirë.

#Kurajo #Durim #Solidaritet”.

Ndërsa nga ana tjetër  kryeministri Edi Rama bëri me dija se pas pak orësh “do fillojnë të na bashkohen njëra pas tjetrës skuadrat speciale nga Kosova, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Serbia, Mali i Zi”./apel.media