Homazhet në nder të Zef Dedës, aktorja shkodrane: Një yll u shua

Aktorja e njohur shkodrane Drande Xhaj nga homazhet në ndër të Zef Dedës, tha se një yll u shua. Xhaj tha për mediat se partneri i saj i skenës nuk do të vdesë kurrë. “Këto janë dy ditë të dhimbshme, ...

Aktorja e njohur shkodrane Drande Xhaj nga homazhet në ndër të Zef Dedës, tha se një yll u shua.

Xhaj tha për mediat se partneri i saj i skenës nuk do të vdesë kurrë.

“Këto janë dy ditë të dhimbshme, Jo vetëm për ne kolegët, por për të gjithë Shkodrën. U shua një yll, ra një meteor. Zef Deda nuk vdes kurrë, ai do të jetë për të gjithë bezat. Kudo ku kemi shkuar i kanë thirrur; baca Zef. Ai me kontributin e tij do të jetë i përjetshëm.”, tha Xhaj.