Holanda voton pro çeljes së negociatave, Xhaçka: Kemi përmbushur kushtet, të gatshëm për Konferencën e Parë Ndërqeveritare

Parlamenti holandez ka votuar sot pro hapjes së negociatave të Shqipërisë për në BE. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila nëpërmjet një postimi në r...
Holanda voton pro çeljes së negociatave, Xhaçka: Kemi përmbushur kushtet, të gatshëm për Konferencën e Parë Ndërqeveritare
Foto: Holanda voton pro çeljes së negociatave, Xhaçka: Kemi përmbushur kushtet, të gatshëm për Konferencën e Parë Ndërqeveritare

Parlamenti holandez ka votuar sot pro hapjes së negociatave të Shqipërisë për në BE. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

“Holanda sapo votoi “Po”! Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez! Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e çlirimit tonë të reformës.”, shkruan Xhaçka.