Duke filluar nga 1 janari, Holanda nuk do ketë më këtë emër. Qeveria holandeze ka marrë vendimin që ky shtet të quhet “Vendet e Ulëta”.
Sipas mediave te huaja, qeveria investoi rreth 200 mijë euro për të ndërruar emrin dhe sipas autoriteteve është një ndërmarrje që ia vlen pasi bëhet fjalë për rritjen e të ardhurave të këtij vendi sidomos nga turizmi dhe se është edhe në vetë interesin e qytetarëve.
Pritet të ndryshojë dhe logoja ndërkombëtare që do të ketë një ndërthurje të 2 simboleve “NL” që është shkurtimi i “Netherland” që përkthehet Vendet e Ulëta në gjuhën angleze dhe një tulipan portokalli që do të zëvendësojë logon aktuale, që ka simbolin e tulipanit përkrah emrit Holandë./apel.media