Holanda heq masën e distancës së obligueshme për shkak të covid

Foto Ilustruese

Prej sot Holanda ka hequr masën e distancës, që do të thotë se restorantet dhe objektet e mbyllura mund të punojnë me kapacitete të plota.

Por në shumë vende edhe më tej vlejnë rregullat 3G / që do të thotë se personat duhet të jenë të vaksinuar, të shëruar apo të testuar.

Në shumë vende është hequr edhe obligimi i mbajtjes së maskave, përveç në trafik dhe vende të caktuara. Më parë masat i ka hequr edhe Danimarka dhe disa vende të tjera.

Shpresojmë që masat së shpejti nuk do të jenë të nevojshme as në shumë vende të tjera europiane.