Historike/ Kryeministrja e parë grua në Suedi jep dorëheqjen disa orë pasi mori postin në parlament

Kryeministrja e parë grua e Suedisë ka dhënë dorëheqjen disa orë pas emërimit. Magdalena Andersson, u shpall si udhëheqëse të mërkurën, por dha dorëheqjen pasi partneri i saj i koalicionit u largua ng...
Historike/ Kryeministrja e parë grua në Suedi jep dorëheqjen disa orë pasi mori postin në parlament
Foto: Historike/ Kryeministrja e parë grua në Suedi jep dorëheqjen disa orë pasi mori postin në parlament

Kryeministrja e parë grua e Suedisë ka dhënë dorëheqjen disa orë pas emërimit.

Magdalena Andersson, u shpall si udhëheqëse të mërkurën, por dha dorëheqjen pasi partneri i saj i koalicionit u largua nga qeveria dhe buxheti. 

Partneri i saj i koalicionit, Partia e Gjelbërve tha se nuk mund të pranonte një buxhet “të hartuar për herë të parë me të djathtën ekstreme”.

Andersson tha se ajo shpresonte të bëhej sërish kryeministre, ndërsa shtoi se nuk mund të jetë në qeveri kur partia në koalicion jep dorëheqjen.

Ekziston një praktikë kushtetuese që një qeveri koalicioni duhet të japë dorëheqjen kur një parti tërhiqet. Nuk dua të drejtoj një qeveri, legjitimiteti i së cilës do të vihet në dyshim.” tha socialdemokrati të mërkurën.

Andersson u zgjodh kryeministre, pasi sipas ligjit suedez, shumica e deputetëve nuk votoi kundër saj.