Historia e Dienës me të bijën prek botën/ Gazetat ndërkombëtare i kushtojnë artikuj

Tërmeti i fuqishëm që preku banorët e Durrësit ka nxjerrë në pah historitë tragjike të familjeve shqiptare.

Gazeta e njohur zviceriane “Blick” i ka kushtuar një artikull prekës Diena Meçës 30-vjeçare dhe vajzës së saj Lea, 8 vjeçare.

“Tërmeti shkatërroi një pallat me gjashtë kate në Durrës, ku jetonte Diena Meçaj Karanxha (30) dhe e bija, Esiela (8)”,- shkruajnë ata.

Fillimisht u gjet trupi i pajetë i vogëlushes, ndërkohë që Diena u nxorr e gjallë dy orë më vonë, por nuk mundi që të mbijetonte. Sipas informacioneve nga familjarët, bashkëshorti i Dienës kishte humbur jetën në vitin 2015, ndërkohë që më pas ka jetuar e vetme me të bijën.

Në një postim në rrjetet sociale në vitin 2015, ajo vajtonte humbjen e burrit, të cilin e quante me dashuri Dori: “Falenderoj Zotin çdo ditë për fatin që pata. Por jeta na vendos përpara provave të vështira”.

Fati e deshi që ata të bashkohen sëbashku në qiell./apel.media