Himarë, po bëntë shtesë në shtëpinë e tij, arrestohet pronari

Një person është arrestuar nga policia e Himarës ditën e sotme pasi akuzohet për ndërtim pa leje. Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi me inicialet P. P., banues në Qeparo. Arrestimi i tij u bë p...
Himarë, po bëntë shtesë në shtëpinë e tij, arrestohet pronari
Foto: Himarë, po bëntë shtesë në shtëpinë e tij, arrestohet pronari

Një person është arrestuar nga policia e Himarës ditën e sotme pasi akuzohet për ndërtim pa leje.

Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi me inicialet P. P., banues në Qeparo.

Arrestimi i tij u bë pasi u konstatua në lagjen “Megaith”, Qeparo, duke ndërtuar një objekt shtesë në banesën e tij, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Qeparo, Himarë

Kryente ndërtime pa leje, vihet në pranga pronari i banesës ku po kryeshin punimet.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë gjatë kontrollit të territorit në fshatin Qeparo, kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit P. P, banues në fshatin Qeparo.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u konstatua në lagjen “Megaith”, Qeparo, duke ndërtuar një objekt shtesë në banesën e tij, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.