Hidhet rërë në aksin Lezhë-Milot, dyshohet aksidentale

Një sasi rëre është hedhur në rrugë duke u kthyer në rrezik për drejtuesit e mjeteve. Situata problematike është krijuar në aksin Lezhë-Milot pranë kryqëzimit të Ishull Shëngjinit në një gjatësi prej ...
Hidhet rërë në aksin Lezhë-Milot, dyshohet aksidentale
Foto: Hidhet rërë në aksin Lezhë-Milot, dyshohet aksidentale

Një sasi rëre është hedhur në rrugë duke u kthyer në rrezik për drejtuesit e mjeteve. Situata problematike është krijuar në aksin Lezhë-Milot pranë kryqëzimit të Ishull Shëngjinit në një gjatësi prej 50 metrash.

Pas njoftimit të rastit një pikë postblloku policor është vendosur në zonë për të sinjalizuar drejtuesit e mjeteve për rrezikun që shfaq një pjesë e aksit.

Ndërkohë pritet pastrimi i rrugës nga rëra e hedhur atyre për të vijuar qarkullimin normal të mjeteve. Dyshohet se rëra të ketë rënë aksidentalisht nga ndonjë kamion i ngarkuar që ka kaluar në këtë aks.