“Hetime që zgjasin më shumë se dy javë dhe në fund kapen cironkat”. PD: Dako nuk mund të hetohet sepse e mbron Rama

Partia Demokratike dega Durrës ka reaguar pas aksionit policor dhe të Prokurorisë për ndalimet e para për përgjegjësit që fshihen  pas tërmetit të 26 nëntorit.

Deklarata e plotë nga Ferdinand Xhaferaj:

Për më shumë se një dekadë në krye të piramidës së ndërtimeve dhe masakrës urbane në Durrës ka qenë kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Prokuroria ka investiguar për më shumë se dy javë dhe puna e saj, sa intensive aq edhe profesionale, ka rezultuar në ndalimin e cironkave të përgjegjësisë për dramën që po kalon qyteti.

Dako dhe shpura e tij nuk mund të hetohen nga prokuroria sepse Dako është pranë Ramës dhe me Ramën, që nga Durrësi deri në Stamboll.

Piramida e krijuar nga Dako firmoste për ndërtimet, shiste beton për ndërtimet, supervizonte ndërtimet, firmoste dhe vuloste për të dhënë financimet.

Por Dako është jashtë juridiksionit të prokurorisë, për faktin e thjeshte se është nën juridiksionin e Ramës./apel.media